Foto: Koha / ilustrim

Kurteshi: Nxënësit serbë në librat e tyre mësojnë se Kosova është krahinë e Serbisë

11 Tetor 2016 - 11:57      

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, ka ngritur çështjen e teksteve të historisë që nxënësit serbë mësojnë në Kosovë.

Sipas Kurteshit, Komisioni për Arsim ka konstatuar se një numër i madh i teksteve të serbëve janë në kundërshtim dhe paraqesin shkelje të Kushtetutës së Kosovës, pasi që tekstet e historisë mësojnë se Kosova është krahinë e Serbisë.

Kurteshi e ka pyetur ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami se çka kanë bërë për këto tekste që përhapin urrejtje.

Ministri Bajrami tha se në bazë të ligjit, shkollat serbe kanë të drejtë të përdorin tekstet e Serbisë por të verifikohen në Ministri të Arsimit, raporton KP.

Sipas tij, Ministria ka bërë rishikimin e teksteve dhe ka ardhur në përfundim se nuk janë në pajtim me sistemin arsimor të Kosovës dhe janë dhënë rekomandime që të përmirësohen tekstet.

“MASHT është në koordinim me faktorët ndërkombëtar sepse kjo çështje i tejkalon kompetencat e Ministrisë dhe jemi në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar për integrimin e plotë të këtyre shkollave. Analiza e përgjithshme në shkollat serbe po bëhen që të përfshihen këto shkolla brenda sistemit arsimor të Kosovës”, tha ministri Bajrami.

Edhe deputetja e Nismës, Shukrije Bytyqi, ka akuzuar ministrin Bajrami se në Ministrinë e tij ka të punësuar familjarë dhe pa asnjë kriter.

Por Bajrami tha se në Ministrinë e Arsimit ka më së paku të punësuar me kontratë mbi vepër. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...