
11 Tetor 2016 - 11:08
Sipas saj, është e kotë tentativa e presidentit që me një konferencë t’u hidhet hi syve të popullit.
“Ju po shfrytëzoni viktimat e gjenocidit serb për ndreqjen e imazhit tënd. Ku ishit qe sa vjet zoti Thaçi, apo keni qenë të zënë që t’i uzurponi institucionet e pavarura. Pse dje nuk kërkuat nga prokurori të fillojë hetimet për dëshminë e ish-guvernatorit të BQK-së. Mjaft me tallje sepse do të vjen koha kur do të jepni llogari për dëmet që i shkaktuat vendit dhe qytetarëve”, tha Bajrami, transmeton KP.
Ajo nga ulësja e Kuvendit ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojë dëshminë e Hashim Rexhepit ku ishte i involvuar edhe Hashim Thaçi.
“Nuk do të mund t’i ikni përgjegjësisë. Fundin e keni afër. Deklarimet e djeshme të Thaçit dëshmojnë se krimi i organizuar është instaluar në instancat më të larta të shtetit”, tha Bajrami.
Pas këtyre fjalëve të deputetes së Nismës, ka reaguar kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
“Ftoj kryeprokurorin e shtetit mos të jetë i heshtur në raste të tilla ku ka akuza të drejtpërdrejta. Është mirë me mbajt konotacionin politik. Fundin secilit prej neve na jep veç Zoti”, tha Veseli.
Por deputetja Bajrami tha se si do ta ketë fundin Thaçi do t’i përgjigjet vetë atij e jo edhe Veselit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...