Kadrijaj: Situata alarmuese ekonomike e sociale

11 Tetor 2016 - 11:07      

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Time Kadrijaj, ka numëruar sot para deputetëve një sërë problemesh me të cilat ballafaqohet Kosova.

Ajo ka thënë se vendi ynë vazhdon të jetë vendi më i varfër, me një papunësi prej 50 për qind të popullatës, pavarësisht nga pasuritë nëntokësore dhe ato mbi tokë.

“Për zhvillimin ekonomik nuk keni zgjedhje të qëndrueshme. Ky është alarm për Kosovën dhe qytetarët. Sistemi arsimor është i kapur nga partitë më të mëdha. Sistem i politizuar skajshmërish”, citon KP deputeten Kadrijaj.

Sipas saj, sistemi shëndetësor është para kolapsit, duke shtuar se vendet kyçe të institucioneve janë të kapura nga militantë partiakë.

“Nepotizmi është shtrirë dhe në polici dhe AKI. Shteti është i dobët”, tha ajo.

Ajo shtoi se arrestimi i Nehat Thaçit tregon se Kosova përballet me pasiguri, për faktin se ende nuk ka krijuar ushtrinë e saj.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...