Drejtori i Administratës Tatimore: Është kënaqësi të kesh foto me liderë politikë

11 Tetor 2016 - 11:00      

Kreu i Administratës Tatimore, Sakip Imeri, në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, të transmetuar mbrëmë në Kohavision, ka komentuar edhe preferencat partiake të zyrtarëve të Administratës Tatimore, përkatësisht fotot që publikojnë në “Facebook” përkrah liderëve partiakë.

Ka thënë se zyrtarët e ATK-së nuk mund të ushtrojnë poste ekzekutive partiake, por mund të jenë votues dhe të kenë preferenca për një parti politike.

“Është kënaqësi të kesh foto me liderë politikë”, ka thënë Imeri, në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, kur është pyetur se pse lejon që vartësit e tij të publikojnë foto me politikanë.

Ai po ashtu është përgjigjur edhe lidhur me të kaluarën e tij partiake. Ishte i angazhuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, përkatësisht në degën e partisë në komunën e Shtërpcës.

Ka thënë se është krenar që ka kontribuar për vendin dhe LDK-në, në kohën e para luftës.

Imeri në pozitën që mban është propozuar pikërisht nga një anëtar i LDK-së, ministri i Financave, Abdullah Hoti.

Ka mohuar se e kaluara e tij partiake të ketë ndikuar që të emërohet në krye të këtij institucioni të pavarur.

“Në këtë pozitë kam ardhur mbi bazën e një konkursit të rregullt. Jam propozuar nga Ministri i Financave”, deklaroi Imeri.

Ai më tej, në intervistën e dhënë në “Ekonomia me Erzën” foli edhe për strategjinë që sipas tij ka sjell miliona euro më shumë se që është parashikuar nga Administrata Tatimore.

“Kjo strategji përfshin periudhën 2015-2020. Fal kësaj strategjie ne kemi arritur aktualisht që t’i kalojmë të hyrat në raport me vitin e kaluar për 45 milionë euro. Ndërsa në raport me planin e të hyrave, janë inkasuar 8 milionë më shumë se është paraparë”, tha ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...