
11 Tetor 2016 - 10:44
Antiq, duke folur në RTS, ka theksuar se Qeveria do të provojë të gjejë zgjidhje e cila do t’i mbrojë më së miri interesat serbe.
“Qytetarët e Serbisë nuk duhet të kenë dilema se Qeveria e Serbisë nuk i mbron interesat e të gjithë qytetarëve”, ka shtuar Antiq, transmeton Koha.net.
Ai ka shpjeguar se Fondi për Zhvillim i Republikës së Serbisë është pronari kryesor i Trepçës me 56 për qind të pronësisë, ndërsa ka shtuar se do të formojë një ekip ekspertësh dhe se është e domosdoshme që në zgjidhjen e këtij problemi të përfshihen edhe ekspertë nga Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik i Minierave dhe Gjeologjisë.
“Jemi të vetëdijshëm për të gjitha problemet, por do të luftojmë me të gjitha mjetet juridike. Besoj se Perëndimi do ta njohë të drejtën e pronës si një e drejtë universale”; shtoi ministri serb.
Ai pret që institucionet ndërkombëtare të ofrojnë përkrahje, pasi që, siç tha ai, fjala është për “shkelje ligjore që po e demonstrojnë përfaqësuesit shqiptarë”.
Ministri serb tha më tej se “Trepçën e ka formuar Serbia dhe në të i ka investuar të gjitha. Nuk mund të flasim për Trepçën pa Serbinë në të”.
Ai shtoi se nga fillimi i dialogut me Prishtinën, Qeveria e Serbisë tenton që të paraqes në tavolinën e diskutimit çështjet e pronësisë.
“Dialogu nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk diskutohet për gjithçka. Një çështje kaq e rëndësishme duhet të jetë pjesë e dialogut”, ka përfunduar Antiq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...