Drejtori i ATK-së: Zbulova 36 zyrtarë të dyshimtë të Administratës Tatimore

11 Tetor 2016 - 09:42      

Për një periudhë nëntë mujore, janar-shtator të këtij viti, Administratës Tatimore i kanë dalë probleme me 36 zyrtarë të saj.

Drejtori i këtij institucioni, Sakip Imeri, ka pohuar se ka suspenduar gjashtë veta ndërsa ndaj tridhjetë të tjerëve janë shqiptuar masa disiplinore.

“Prej se e kam marrë pozitën deri më tani kam suspenduar 6 zyrtare të ATK-së dhe 30 të tjerë janë në masa disiplinore për shkak të shkeljeve kodi të etikës, sjelljeve jo të mira me tatimpaguesit e deri te korrupsioni”, deklaroi Imeri në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, të transmetuar mbrëmë në Kohavision.

Imeri ka shtuar se veprimet e këtyre 36 zyrtarëve janë zbuluar prej se ai ka marrë mandatin e kreut të Administratës Tatimore të Kosovës.

Drejtori i ATK-së ka shtuar se emrat e gjashtë zyrtarëve të suspenduar do të mbesin anonimë deri në marrjen e një vendimi nga gjyqësori. Sipas tij, në momentin që do të dënohen nga gjyqi, Administrata Tatimore do t’i bëjë publik emrat e “zyrtarëve të korruptuar”.

Po ashtu, Imeri gjatë emisionit “Ekonomia me Erzën”, ka folur për shkrirjen e ATK-së dhe Doganave në një agjenci të vetme, atë të të hyrave, për të cilën tha se janë duke punuar.

“Grupi punës është i përberë nga përfaqësuesit e ATK-së, Doganës si dhe Ministrisë së Financave. Grupi prej 10 pjesëtareve ka arritur të hartojnë një draft që tani e ka Qeveria. Tash pritet nga ekzekutivi të marrë vendim për vazhdimin e procesit”, ka deklaruar Imeri. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...