KMDLNJ: Seancë e kotë për lirimin e Nehat Thaçit

11 Tetor 2016 - 09:37      

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e ka quajtur seancë koti atë të thirrur nga Kryesia e Kuvendit për të debatuar për arrestimin e drejtorit të Policisë së rajonit të Mitrovicës, Nehat Thaçi.

 

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca, në njërën prej të cilave do të mbahet debat parlamentar me rastin e arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga autoritetet serbe.

“Reagimi i institucioneve të Kosovës ishte jo fort i zëshëm shkaku se fuqia e tyre nuk garanton lirimin e Nehat Thaçit dhe në këtë drejtim janë të pafuqishëm, si pozita ashtu edhe opozita. Serbia ende sillet si shtet terrorist ndërsa bashkësia ndërkombëtare, në emër të “pavarësisë” së gjyqësorit të Serbisë, nuk ndërhynë në këtë çështje që është thuaja ekskluzivisht politike aq më parë që Nehat Thaçi nuk është arrestuar më parë dhe se është liruar nga burgjet serbe. Arrestimi i Thaçit është bërë si barazpeshim i veprimeve për ta parandaluar arrestimin e shovenistit Marko Gjuriq”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së, transmeton KTV.

KMDLNJ është i sigurt se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit nuk do të prodhojë asnjë efekt në dobi të Nehat Thaçit përveç një deklaratë apo rezolute që nuk paraqet asnjë kërcenim për Serbinë.

“Kosova duhet të tregohet më e vendosur para faktorit ndërkombëtar në demostrimin e shtetësisë e jo të bjerë në pozitën e lypësit duke kërkuar lëmosh nga EULEX-i , Serbia dhe BE për lirimin e Nehat Thaçi”, thuhet ndër të tjera në reagim.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...