11 Tetor 2016 - 08:41
Në një njoftim për media thuhet se ky organizim ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi të drejtat pronësore të grave.
“Ky Panel synon të ngrit diskutime mbi të drejtat e grave për pjesëmarrje në trashëgimi familjare të garantuara me ligj si dhe ndikimet nga tradita dhe norma të ndryshme shoqërore mbi zgjedhjen e pjesëmarrjes ose jo në trashëgimi familjare”, vazhdon njoftimi.
Paneli do të shoqërohet edhe me një pjesë nga shfaqja “Çështje Zakoni”, që inkurajon zbatimin e të drejtës trashëgimore nga ana e grave.
“Ky Panel organizohet në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit” dhe përkrahet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC”, përfundon njoftimi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...