Prokuroria nis hetimet për tenderin e targave të automjeteve

11 Tetor 2016 - 06:42      

Problemet me përmbylljen e procesit tenderues për targa të automjeteve të nisur në gusht të vitit të kaluar, ka bërë që Prokuroria e Shtetit të nisë hetimet nën dyshimin për keqpërdorime.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, i cili vetë kishte kërkuar nga Prokuroria hetim për këtë tender, shkruan sot Koha Ditore.

“Në adresën time ka ardhur një letër përmes së cilës informohem se Prokuroria e Shtetit e ka autorizuar Prokurorinë Themelore të Prishtinës për fillimin e hetimeve lidhur me problemin e mungesës së targave”, ka thënë Mustafa. Duke mos dashur që të paragjykojë fajtorin, ai ka thënë se beson që Prokuroria do të sqarojë më mirë “këtë situatë absurde”.

“Koha Ditore” ditë më parë ka shkruar për mospërmbylljen e tenderit për targa të nisur në gusht të vitit të kaluar. Mungesa e targave i ka detyruar qytetarët e Kosovës që të pajisen me targa të përkohshme. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...