11 Tetor 2016 - 07:09
ShSKUK-u është detyruar të nënshkruajë tenderin rreth 3 milionë eurosh për pastrimin e hapësirave spitalore, edhe pse ky institucion dyshon se fituesit e tenderit janë përzgjedhur jashtëligjshëm, procedurat nuk kanë shkuar në bazë të ligjit dhe është dëmtuar buxheti i institucionit.
Një hulumtim i “Kohës Ditore” i para disa muajsh pati ngritur dyshime për keqpërdorime e parregullsi në tenderin tre milionësh.
Një burim i ka thënë gazetës se drejtorit Gjocaj i është kërkuar që të shkarkojë Sadri Kastratin që është koordinator i prokurimit të ShSKUK-ut dhe drejtorët financiarë të katër spitaleve rajonale. Llogaridhënie po u kërkohet për mënyrën se si është proceduar tenderi i pastrimit. Informatën e ka konfirmuar zëvendëskryesuesi i Bordit të ShSKUK-ut, Shemsi Veseli. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...