PDK e LDK: Koalicioni nuk rrezikohet nga bojkoti i Listës Serbe

11 Tetor 2016 - 07:27      

Bojkoti i Listës Serbe bërë institucioneve të Kosovës nuk e rrezikon koalicionin qeverisës. Kështu ka thënë kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, një ditë pas vendimit të deputetëve serbë që ta pezullojnë aktivitetin e tyre në Kuvend.

Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa është shprehur se vartësit e tij serbë nuk kanë asnjë arsye për t’i bojkotuar institucionet, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk e rrezikon aspak koalicionin, as punën e Kuvendit, por bojkoti nuk është zgjidhje. Nuk ka kompromis me çështjet, të cilat janë nacionale dhe në interes të shtetit të Kosovës. Por nuk është as në interes të vet serbëve të Kosovës që të zgjedhin rrugën e bojkotit”, ka thënë Veseli të hënën pas mbledhjes së Kryesisë.

Për bojkotin e listës serbe, pas miratimit të Ligjit për “Trepçën” nga Qeveria ka folur edhe kryeministri Isa Mustafa. Por nuk ka treguar nëse ky vendim i serbëve rrezikon qëndrueshmërinë e koalicionit.

Bojkoti i listës serbe nisi qysh të hënën, kur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Slavko Simiq, nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë. Ky vendim i Listës vjen pas miratimit të Ligjit për “Trepçën” javën e kaluar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...