Foto: Koha / ilustrim

Rexhepi: Ligji i ri i trafikut ka ulur drastikisht aksidentet me vdekje [video]

10 Tetor 2016 - 22:26      

Jeton Rexhepi, drejtor i Drejtorisë për Preventivë dhe Siguri në Komunikacion në Policinë e Kosovës, duke debatuar në emisionin “Puls” të KTV-së për Ligjin e ri në trafik, tha se ky ligj sanksionon ashpër shkelësit e tij.

“Ju njoftoj të gjithë qytetarëve, këmbësorëve dhe vozitësve se dënimet janë mjaftë të ashpra. Futja me automjet në semafor kur është ngjyra e kuqe konfiskohet në mënyrë automatike prej 6 muaj deri një vit patentë shoferi dhe gjobitesh me qindra euro”, tha ai.

Sipas tij, edhe ngasja e shpejtë dhe tejkalimi i automjetit aty ku ndalohet tejkalimi, sanksionohet mjaft ashpër “me marrje të patentë shoferit e deri tek gjobitja me shuma të mëdha të parave”.

“Ju bëj me dije se Policia e trafikut është mobilizuar mjaft në rrugët e Kosovës. Me radar po kontrollon, po gjobit të gjithë shkelësit e ligjit. Duhet të respektoni rregullat e trafikut, përndryshe do të mbeteni pa patentë shofer dhe do paguani gjoba marramendëse”, potencoi Rexhepi.

Prej futjes në fuqi të ligjit të ri e deri më sot, Rexhepi tha se “janë ulur në mënyrë drastike aksidentet me vdekje në trafik”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...