Foto: Koha / ilustrim

Deputeti Qela: Për Ligjin e ri të trafikut jemi konsultuar me ekspertë të fushës

10 Tetor 2016 - 21:56      

Raif Qela, deputet i Kuvendit të Kosovës, i ftuar në emisionin “Puls” të KTV-së për të debatuar për Ligjin e ri të trafikut rrugor, ka thënë se ky Ligj është mjaft i ashpër.

“Unë isha kryesues i grupit për Ligjin e ri për trafikun rrugor dhe ky ligj është mjaftë i ashpër. Nuk pajtohem me kolegun Baxhuku se ky ligj nuk do të jetë i suksesshëm në praktikë”, tha ai.

“Ne si deputetë i kemi konsultuar krejt ekspertët e fushave para se të votojmë këtë ligj dhe e kemi bërë sipas standardeve dhe nevojës urgjente”, shtoi ai.

Ai sqaroi se me Ligjin e ri, shkelësit të tij i mundësohet që nëse “paguhet gjoba ditën e parë, do të paguajë 50% më lirë para se lënda të shkojë në gjykatë”.

“... sepse nëse lënda shkon në gjykatë, atëherë dënimi do jetë i lartë dhe po ashtu gjykata po ngarkohet me lëndë”, potencoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...