Foto: Koha / ilustrim

Eksperti i komunikacionit nuk pret ulje të vdekshmërisë me Ligjin e ri të trafikut [video]

10 Tetor 2016 - 21:33      

Sonte në sezonin e 4 të emisionit “Puls” të KTV-së u debatua për zbatimin e Ligjit të ri për trafikun rrugor.

Visar Baxhuku, inxhinier i komunikacionit rrugor, ka thënë se nga Ligji i ri për trafikun rrugor nuk pret ulje të numrit të vdekshmërisë në komunikacion.

“Ky ligj nuk do të mund të implementohet sikur ligji i kaluar. Unë mendoj se vetëm dy muajt e parë do të zbatohet dhe më pastaj prapë do kemi shtim të aksidenteve me fatalitet. Kjo ka të bëjë me një sërë faktorësh. Së pari, ne e kemi një Këshill për Siguri rrugore i cili nuk është gjallë, sikur mos të ekzistojë fare”, tha ndër të tjera ai.

Baxhaku tha se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka radarë statikë të vendosur nëpër rrugët e Kosovës.

“Si të presim të ndalen aksidentet? Nuk mundet policia ta mbulojë tërë territorin e Kosovës”, shtoi ai.

“Kur jemi tek siguria, ju e dini si merren patentë shoferët. Shitja e tyre është problem në vete prandaj mos pritni të ndikojë pozitivisht Ligji i ri i trafikut rrugor”, theksoi ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...