PDK shënon 17 vjetorin e themelimit

10 Tetor 2016 - 19:46      

Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar sot 17 vjetorin e themelimit të saj.

Në shënimin e kësaj dite, kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ka lindur dhe është zhvilluar në një situatë dramatike për vendin e sapo dalë nga lufta.

“Partia Demokratike e Kosovës lindi për të përfunduar rrugën e lirisë, rrugën nga çlirimi në shpallje të pavarësisë dhe ndërtim të shtetit demokratik e sovran të Kosovës. Lindi për të fituar paqen”, theksoi Veseli, transmeton kp.

Veseli më tej ka deklaruar se PDK-së, që nga themelimi iu bashkuan themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kurorëzoi përpjekjet një shekullore për lirinë e pavarësi, intelektualët, akademikët, gazetarët, minatorët, të burgosurit politik, arsimtarët e fermerët.

“Kemi të drejtë të mburremi me sukseset tona, por, njëkohësisht, edhe detyrimin për të qenë vetëkritik, është pjesë e moralit tonë politik dhe përgjegjësisë para qytetarëve, që t’i njohim dhe pranojmë gabimet e bëra gjatë ecjes, lëshimet e devijimet nga përgjegjësitë e ngarkuara, fenomenet negative në nivelet e ndryshme të qeverisjes sonë”, theksoi më tej Veseli.

Lideri i PDK-së u shpreh i bindur se me punën që po bën, PDK do të vazhdojë e sigurt si partia më e madhe në Republikën e Kosovës.

“Ne që kemi ndryshuar Kosovën, kemi forca të ndryshojmë veten, në përputhje me nevojat dhe sfidat e sotme. Si gjithmonë, të bashkuar dhe fitimtar. Urime 17 vjetori dhe na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët”, theksoi Veseli. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...