Partitë në pushtet s’e shohin si problem daljen e mundshme të Srpskës nga koalicioni [video]

10 Tetor 2016 - 19:39      

Miratimi i ligjit për Trepçën i ka sjellë serbet para vendimit për dalje nga koalicioni qeverisës.

Partneri serb në qeveri ka kërcënuar me dalje nga koalicioni nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, raporton KTV.

Këto deklarime kanë ardhur një ditë pasi lista vendosi të bojkotojë punën në institucionet e Kosovës.

Zëvendësi i Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq, ka dërguar mesazh për institucionet.

“Nëse mbeten të shurdhër, mesazhi im personal është se do ta braktisim qeverinë”, ka thënë Stojanoviq.

Bojkoti ndodhi edhe në mbledhjen e kryesisë.

Por, për këtë duket se nuk po mërziten shumë partitë në pushtet.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka kompromise për çështje nacionale e që janë në interes të shtetit.

Ndërsa Ismet Beqiri i LDK-së ka thënë se përmes shantazheve e kërcënimeve askush nuk mund t’i imponojë vendimet.

Rebelimi i serbëve ndodhi të premten pas mesnate, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për Trepçën.

Serbët thanë se nuk do ta njohin këtë ligj, ndërsa ministri serb për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se do të luftojnë për të mbrojtur Trepçën, duke shtuar se Isa Mustafa nuk do të mund ta vizitojë e as ta marrë asnjëherë pasurinë e serbëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...