
10 Tetor 2016 - 19:29
Dhjetëra kandidatë për specializim, të cilët nuk kaluan, për të dytën herë kërkuan takim me ministrin. Thonë se për shkak të shkeljeve të shumta konkursi duhet anuluar, raporton KTV.
Përveç se me ta nuk u mor asnjë zyrtar, ministria kishte thirrur njësi të policisë, të cilët bllokuan dyert përgjatë gjithë kohës sa u protestua.
Derisa ishte duke u zhvilluar kjo protestë, një grup tjetër ia mësynë ministrisë, po ashtu për të shprehur pakënaqësi për trajtimin e tyre.
Thonë të kenë mbetur të papunë në mungesë licencimi, ani pse përfunduan studimet.
Për dallim prej grupit të parë, ata u pritën nga zëvendësministri i shëndetësisë, por nuk arritën ndonjë marrëveshje.
Të dy palët protestuese, pas ministrisë, u drejtuan në të tjera institucione, kuvend e rektorat, për të kërkuar zgjidhje për problemin që kanë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...