Foto: Koha

Edita Tahiri, rrëfim dy orësh para Komisionit Parlamentar për Qeverisje Lokale [video]

10 Tetor 2016 - 19:23      

Për rreth dy orë ministrja për dialog, Edita Tahiri, është përgjigjur në pyetjet e komisionit parlamentar për Qeverisje Lokale.

Ajo është ftuar të raportojë për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, statuti i së cilës ka thënë se do të hartohet bazuar në Kushtetutën e Kosovës, raporton KTV.

Ka folur për kushtëzime që thotë se i janë bërë Serbisë për statutin e AKS-së.

Megjithëkëtë, anëtarët e komisionit, veçanërisht ata të opozitës kanë pasur interesim edhe për tema të tjera.

Ministrja Tahiri ka thënë se për të pagjeturit nuk është diskutuar ende për arsye se Bashkimi Evropian ka kërkuar nga palët listat e të zhdukurve të luftës, të cilat ka thënë se nuk janë hartuar kurrë.

Megjithëkëtë, këto lista i posedojnë disa organizata sikur, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, ICMP, komisioni qeveritar për të pagjeturit, por edhe të gjitha shoqatat e të pagjeturve në tërë Kosovën.

Tahiri ka folur për arrestimin e zyrtarit të Policisë, Nehat Thaçi, të cilit ia ka ngatërruar emrin dy herë, duke e quajtur Naser.

Ministrja për dialog ka thënë se megjithatë tani çështja e arrestimit të Thaçit është kompetencë e Ministrisë së Jashtme.

Ministrja që ka udhëhequr edhe me dialogun teknik, ka folur në superlativ për marrëveshjet e arritura duke thënë se me to është integruar pjesa veriore, por asaj i është kujtuar nga anëtarët e komisionit moslejimi që ministri i Qeverisë së Kosovës të vizitojë veriun.

Në takimin e komisionit ka munguar përfaqësuesi i Listës Serbe, të cilët kanë nisur bojkotimin e institucioneve, por e pranishme nuk ka qenë as anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...