Krejt çka ndodhi sot rreth arrestimit të Nehat Thaçit nga Serbia [video]

10 Tetor 2016 - 19:20      

Komandanti i policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, ka dalë para gjykatës në Beograd duke mohuar akuzat të cilat ia ka ngarkuar prokuroria serbe se ka qenë përgjegjës për dëbimin e familjes Milivojeviq më 1 korrik 1999 afër Lipjanit.

Ai ka thënë se në atë ditë ka qenë në Fushë – Kosovë, duke deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë pjesë e diçkaje të tillë, raporton KTV.

Avokati i tij, Sead Spahoviq, ka thënë se Thaçi është marrë në pyetje kaq kohë pas arrestimit dhe kjo është e palejueshme.

“Ne sot u bindëm në atë që dyshonim nga fillimi e që fjala është për arrestim ilegal. Ai u arrestua ilegalisht dhe hetimi e kallëzimi penal asnjëherë në asnjë formë nuk i ishin paraqitur. Ai nuk dinte se kishte hetime kundër tij dhe asnjëherë nuk kishte marrë ndonjë ftesë për gjykatë. Atij iu caktua paraburgimi ngase nuk paraqitej në telefonata, por ftesë për gjykatë s’kishte marrë. Kjo është interesante sepse Gjykata Supreme në Nish merret me çështjen se ai ishte ftuar, por ngase nuk u paraqit asnjëherë në gjykatë kinse tregon se ai kishte ndërmend të ikte”, ka thënë Sead Spahoviq, avokat i Nehat Thaçit.

Në bazë të akuzës që rëndon mbi Thaçin ai mund të dënohet deri në 15 vjet burgim.
Pikërisht për këtë çështje të martën prej orës 14:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.

Iniciativës së deputetit të pavarur Gëzim Kelmendi i janë bashkuar mbi 40 deputetë të pozitës e opozitës.

Deputetët nënshkrues konsiderojnë që arrestimi i Nehat Thaçit është i padrejtë dhe cenon lëvizjen e lirë dhe sigurinë e qytetarëve të republikës së Kosovës.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli e ka quajtur arrestim provokativ, por ka thënë se nuk do të nënshtrohen para formave të tilla të presionit, ndërsa opozita ka kërkuar ndërprerje të dialogut me Serbinë.

Ndryshe, gjatë paradites, Kuvendi do të ketë edhe vazhdimin e seancës me pikat e mbetura në seancën e kaluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...