10 Tetor 2016 - 18:20
Në njoftim për media thuhet se i ndjeri ka qenë veprimtar i të gjitha formacioneve dhe organizimeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në katër dekadat e fundit.
“Ka qenë veprimtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe i Fondit “Vendlindja Thërret”, aktivist i palodhshëm në mbështetje të organizimit dhe mbështetjes së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në diasporë, në zonën e Berlinit, dhe veprimtar i diasporës shqiptare në Gjermani, pas çlirimit të Kosovës”, thuhet në një njoftim për media.
Atdhetarin Luma e ka kujtuar edhe konsulli i Kosovës në Vjenë, Imer Lladrovci.
“Ai ishte një njeri i dashur për familjen, i afërt me shokët dhe çdo herë i preokupuar për çështjen shqiptare në përgjithësi,gjatë gjithë jetës se tij ai dha një kontribut të çmuar për Kosovën dhe lirinë e saj. Baci Avdullah ishte njeri me ndjenja të forta atdhetare dhe me përkushtim të madh për lirinë e shqiptarëve, pavarësisht nga kufijt që i ndajnë, ai me gjithë veprimtarinë e tij si mërgimtar tregoi më së miri se si njeriu për vendin e tij kurrë nuk duhet të pushojë së punuari, edhe atëherë kur në dukje të parë gjithçka duket sikur ka marrë fund, kur shpresat duken se janë fundosur dhe nuk ka shpëtim nga kthetërat e pushtuesit”, ka thënë ai.
Atdhetari Avdullah Luma ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, dy ditë më parë, në Berlin, pas një sëmundjeje.
Pritja për ngushëllime organizohet në vendlindjen e tij, në fshatin Cërmjan të Gjakovës, në dy ditët e ardhshme, të martën dhe të mërkurën, më 11 dhe 12 tetor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...