Hoti në Doganë premton zbatim ligji në përzgjedhjen e drejtorit

10 Tetor 2016 - 17:23      

Ministri i Financave, Avdullah Hoti vizitoi sot Doganën e Kosovës ku u prit nga ushtruesi i detyrës së drejtori të përgjithshëm, Fahri Gashi dhe menaxhmenti i lartë i Doganës së Kosovës.

Në një njoftim për media thuhet se Hoti gjatë vizitës shprehi përkrahjen për punonjësit e doganës dhe i falënderoi ata për rezultatet e arritura.

“Kjo përkrahje nuk do të mungojë asnjëherë ku bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit të oficerëve doganorë dhe stafit udhëheqës të saj”, ka thënë Hoti, teksa ka shtuar se për zgjedhjen e drejtorit çdo gjë do të shkojë sipas ligjeve në fuqi.

Ndërsa, U.D. i drejtori të Përgjithshëm, Fahri Gashi theksoi se Dogana do të vazhdojë me performancë të lartë dhe me zbatimin e detyrave të saj.
“Ddogana gjithmonë ka qenë një organizatë kredibile dhe e aftë për të përmbushur obligimet ligjore”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...