Thaçi: Stavileci, shembull i përkushtimit për shkencën e dijen

10 Tetor 2016 - 17:15      

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të profesorit universitar, Masar Stavileci.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit universitar, Dr. Masar Stavileci. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes Stavileci, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Thaçi.

“Prof. Dr. Stavileci ishte shembull i përkushtimit për shkencën, për dijen, për mësimin dhe për ndërtimin e së ardhmes më të mirë për gjeneratat e reja nëpërmjet punës dhe arsimimit. Kjo ishte shëmbëlltyra e tij dhe kështu do ta kujtojmë përgjithmonë”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...