Zbulohet varrezë masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit

10 Tetor 2016 - 16:49      

Në Zajaz të Kërçovës, në shtëpinë e politikanit shqiptar të Maqedonisë, Ali Ahmeti është zbuluar një varrezë masive. Mendohet se në të janë trupat e dhjetë deri në gjashtëdhjetë njerëzve të vrarë në vitin 1913.

“Në këtë vend sipas informacioneve vendore dhe historianëve vendor dhe atyre ndërkombëtar, këtu mendohet të ketë dhjetë deri në gjashtëdhjetë njerëz të cilët janë të ekzekutuar. Janë të këtij vendi të këtij rrethi, pra Zajaz Xhuma”, theksoi Musli Musliu ish kryetar i komunës së Zajazit, raporton Alsat-M.

Trupat janë të djegur dhe ata janë hedhur në pus.

“Këtu shohim një krim të paparë për njerëzimin. Shohim eshtra që janë nxjerrë nga pusi, eshtra që paraprakisht janë djegur. Por për hir të hetimeve dhe organeve kompetente për hetim ne nuk do themi asnjë fjalë për atë çka dimë”, u shpreh më tej Musliu.

Disa muaj po në Kërçovë, në një shpellë në Malësinë e zonës, u zbuluar një varrezë tjetër, ku janë gjetur deri më tani rreth 60 kafka dhe mbetje tjera mortore tjera për të cilat po ashtu me urdhër të prokurorisë publike është hapur hetim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...