10 Tetor 2016 - 16:41
“Presidenti Hashim Thaçi doli sot para gazetarëve për të folur rreth katër shkresave që gjatë ditës ia paska adresu Kryeprokurorit të Shtetit, e me të cilat paska kërku që t’i jepet vëmendje zbardhjes së disa krimeve të luftës e të pasluftës. Ai nuk pranoi t’u përgjigjet gazetarëve, ani se fliste në një konferencë shtypi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Unë e pata mendu këtë pyetje, por që nuk mu dha e drejta që ta parashtroj: Pse te Kryeprokurori nuk keni adresu edhe një letër të pestë, nëpërmjet së cilës do të kërkonit hetimin e pasurisë së politikanëve dhe familjarëve të tyre, nisur nga vetja dhe vëllezërit, e veçmas vëllait që Kryeprokurori e ka dost kryekreje”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron të papranueshëm veprimin e presidentit Hashim Thaçi i cili gjatë konferencës së sotme nuk pranoi pyetjet e gazetarëve.
“E rikujtojmë presidentin Thaçi, se ai e ka për obligim që t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve. Veprimi i sotëm i presidencës paraqet mosrespektim të gazetarëve dhe injorim të punës sonë. Njëherësh kërkojmë nga presidenca që t’iu kërkojë falje të gjithë gazetarëve për ngjarjen e sotme”, thuhet në reagimin e AGK-së, përcjell Koha.net.
Sipas AGK-së, Presidenti duhet ta ketë parasysh që në daljet e tij të ardhshme përpara gazetarëve të pranojë pyetje dhe të përgjigjet në to, pasi që presidenca si institucion duhet të jetë pikë reference e transparencës.
“Duke shfrytëzuar këtë rast, njëherësh iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të jenë më të hapur për mediet. Statuset e ‘Facebook-ut’ nuk janë mjet i mirë i komunikimit. Të gjithë personat që mbajnë pozita të larta udhëheqëse në Kosovë duhet ta mendojnë seriozisht përmirësimin e komunikimit me gazetarët”, thuhet në reagim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...