10 Tetor 2016 - 16:29
Demolli me këtë rast falënderoi ambasadorin shqiptar si dhe përmes tij, Qeverinë e Shqipërisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmën e vazhdueshme që shteti shqiptar po jep për FSK-në, dhe në veçanti falënderoi ministren Mimi Kodheli për përkrahjen e saj, në të gjitha aktivitet regjionale dhe ato ndërkombëtare, që po bënë për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në.
Ministri dhe ambasadori biseduan edhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit në të ardhmen, në përkrahjen profesionale të FSK-së, si dhe angazhimin e shtetit shqiptar për pranimin e FSK-së, në organizmat ndërkombëtarë të sigurisë.
Nga ana e tij, ambasadori i Shqipërisë, Minxhozi, falënderoi ministrin Demolli për pritjen, si dhe rikonfirmoi edhe një herë vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen në mes dy shteteve dhe dy ministrive.
Ai u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë që ta mbështes Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në, në rrugën e saj të zhvillimit profesional dhe inkuadrimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë të Sigurisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...