Afishet në vetura i la Vetëvendosje - “Kujdes: Lista e veprimeve që përbëjnë akt terrorist”

10 Tetor 2016 - 15:41      

Lëvizja Vetëvendosje ka treguar se janë aktivistët e saj ata që kanë shpërndarë sot afishe nëpër vetura të parkuara në kryeqytet.

Në njoftimin për media thonë se “gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që prej 42 ditësh po mbahen padretjësisht në burgje e arreste shtëpiake pa prova e pa argumente nën akuzën për terrorizëm”.

“Të vetmet prova që Policia ka, janë disa fotografi të këtyre aktivistëve derisa ishin duke blerë kifle, duke pirë kafe duke udhëtuar me taksi ose ngjashëm. Pas kësaj, qytetarët e Kosovës nuk mund t’i besojnë Policisë së Kosovës. Përkundrazi, me një qasje të tillë policore, cilido qytetar mund të përfundojë i akuzuar për terrorizëm vetëm pse i bën punët e përditshmërisë së tij”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Për këtë, aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar sot një aksion simbolik gjatë së cilit kanë shpërndarë njoftime me logo të Policisë të cilat i thërrasin qytetarët të bëjnë kujdes.
“Drejtor i kësaj policie e cila është e specializuar në montime të rasteve, de facto është Elmi Reçica dhe de jure është Shpend Maxhuni”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Aty janë renditur disa veprime, ndërsa Vetëvendosje ka thënë se qytetarët duhet ta dinë se cilat janë aktivitet që mund të cilësohen si akte terroriste:

1. Blerja e telefonit te tregtarët ilegalë në shesh

2. Blerja e kifleve dhe shkuarja në Fast Food

3. Udhëtimi me taxi në qytet

4. Nxjerrja e të hollave në bankomat

5. Pirja e kafes nëpër kafenetë e qytetit

6. Blerja e motoçiklestës apo posedimi i saj nga ndonjë familjar i juaji

7. Kritika ndaj RTK-së dhe mos përcjellja e kanali televiziv

“Gjashtë aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje po mbahen në burgje të dyshuar për këto veprime”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...