Thaçi kërkon zbardhjen e vrasjeve të pasluftës e tentim-atentatit ndaj Rugovës

10 Tetor 2016 - 15:21      

Presidenti i vendit ka kërkuar zbardhjen e krimeve, vrasjeve, përdhunimeve dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë.

Nëpërmjet 4 letrave që Thaçi thotë ua ka dërguar Prokurorisë së Shtetit dhe asaj Speciale ka kërkuar që në mesin e tyre të zbardhet edhe atentati ndaj ish presidentit Rugova dhe të gjithë akteve të tjera të vrarë pas luftës në Kosovë.

“Arsyeja pse tani po kërkohet kjo është se tani drejtësia ndodhet në duart e vendorëve dhe fakti se unë jam president”, ka thënë Thaçi.

Thaç, konferencën e ka nisur me fjalët se është aty që të përgëzojë “sistemin e drejtësisë në vend për punën e suksesshme në vitet e fundit”.

Ai tha se falë këtij sistemi të drejtësisë që kemi sot, është ngrit një sistem i konsoliduar i gatshëm të përballet me sfidat në vendin tonë.

“Sistemi i drejtësisë është ngritur hap pas hapi. Falë kësaj pune çdo ditë e më shumë po shohim veprime konkrete të instalimit të drejtësisë dhe rendit e ligjit. Këto të arritura po njihen edhe nga BE që tashmë e ka dorëzuar tek organet vendore gati krejt kompetencat që i ka pas dikur”, ka thënë Thaçi.

Duke përmendur bartjen e kompetencave, nga ndërkombëtarët tek vendorët, dhe ndihmën që të huajt dhanë në Kosovë, Thaçi tha se me bartjen e kompetencave tek vendorët tani përgjegjësia jonë është më e madhe për të vënë drejtësi në ngjarjet e kaluara.

Sot i kam dërguar katër letra në adresë në KPK-së dhe zyrës së Prokurorit për të ngritur vëmendje për disa raste që shqetësojnë gjithë popullin e Kosovës, ka thënë presidenti i Kosovës, duke përmendur radhazi rastet që kërkohet të kenë vëmendje të veçantë në zbardhjen e së vërtetës për to.

“Në letrën e parë, kam kërkuar hetime për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, siç është masakra kundër familjes Jashari, masakra e Reçakut, Mejës, Dubravës, Qyshkut, Lubeniqit, apo kudo tjetër ku kanë ndodhur”, ka thënë i pari i shtetit.

Në letrën e dytë, Thaçi tha se ka kërkuar që organet e drejtësisë të merren me krimet serioze që janë kryer menjëherë pas luftës, apo edhe më vonë, siç janë vrasja e vëllezërve Bytyqi, atentati ndaj Ibrahim Rugovës, etj.

Në letrën e tretë, Thaçi deklaroi se ka kërkuar nga organet e drejtësisë që t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë dhunës seksuale të ushtruar ndaj vajzave dhe grave të pambrojtura gjatë viteve të luftës në Kosovë, 1998-1999. Kjo plagë është mbajtur e heshtur mjaftë gjatë, ka thënë presidenti, duke kërkuar që të zbardhet e vërteta dhe autorët të dihen me emra e mbiemra.

Në letrën e tij të katërt, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka inkurajuar zyrën e prokurorit të Shtetit që vëmendje të veçantë t’i kushtojë rasteve të siç i tha ai ‘kultit islam e katolik’.

“Mbi 200 objekte të fesë islame dhe kishës katolike janë dëmtuar në mënyrë sistematike, nga policët të urdhëruara nga shteti i Serbisë”, ka dhënë këtë fakt Thaçi, duke e thirrur drejtësisë që të merret me rastet veç e veç dhe t’i sjell ata para drejtësisë.

“Kam besim të plotë se organet e drejtësisë në vendin tonë mund tu japin përgjigje të gjithë këtyre rasteve dhe të tjerave. Nëse është e nevojshme do të ndaj mjete shtesë për ekspertizë të këtyre rasteve deri në zbardhjen e tyre. Gjë që do të rezultonte edhe me fuqizimin e besimit në këto institucione”, ka thënë në fund të fjalës së tij presidenti Thaçi.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...