Afishe me “vepra që cilësohen akt terrorist” u vihen makinave

10 Tetor 2016 - 15:10      

Afishe kinse të nënshkruara nga Policia e Kosovës janë vënë sot në makina të parkuara gjithandej kryeqytetit.

Afishet kanë përdorur logot e shtetit e të institucionit të Policisë së Kosovës për të treguar kinse për ndryshime ligjore.

Aty janë shkruar disa nga veprimet që kanë bërë gjashtë aktivistët e Vetëvendosjes, e të cilët po mbahen nën masa sigurie me dyshimin se kanë organizuar sulmin me predhë në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

“Ky ligj është në fuqi qysh nga momenti kur kemi arrestuar dhe po i mbajmë të burgosur gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të dyshuar për këto veprime”, thuhet në fund të letrës që ka kinse nënshkrimet e deputetit të PDK-së, Elmi Reçica aty “drejtor de facto i policisë” dhe i Shpend Maxhunit, që në këto afishe thuhet se është vetëm drejtor de jure i policisë.

Askush nuk e ka marrë deri tash përgjegjësinë për këtë aksion.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...