Në Ferizaj përurohet fabrika e brumërave “Orex”

10 Tetor 2016 - 14:35      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fabrikës së brumërave “Orex” në Ferizaj, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se Ferizaj po përçon mesazhin se si zhvillohet vendi ynë, nëpërmjet hapjes së bizneseve të vogla, të cilat janë duke krijuar vende të reja pune. Duke konfirmuar përkrahjen ndaj këtyre bizneseve, kreu i Kuvendit tha se prioriteti më i madh i institucioneve të Republikës së Kosovës, sot është zhvillimi ekonomik dhe punësimi i qytetarëve.

Pronari i fabrikës, Elmaz Çoçaj, nga ana e tij, bëri të ditur se aktualisht kjo fabrikë ka 30 punëtorë, ndërsa pretendon që brenda tri viteve ky numër të arrijë në 200. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...