Nga GIZ kërkohet vazhdimi i përkrahjes për Kosovën

10 Tetor 2016 - 14:21      

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar udhëheqësen e ekipit të Mbështetjes së Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) dhe përfaqësuesen e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Henriette Kotter, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Hoxhaj i ka falënderuar përfaqësueset e GIZ, duke kujtuar përkrahjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999, në sektorë të ndryshëm si, në arsim, ekonomi, shëndetësi dhe bujqësi.

Duke iu referuar bashkëpunimit me institucionet e linjës në fushat e lartpërmendura dhe përfitimit të gjithëmbarshëm nga përkrahja e GIZ, Hoxhaj ka vlerësuar se Kosova mund të përfitojë nga projektet e GIZ edhe në avancimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe në proceset integruese.

“Republika e Kosovës ka nevojë për mbështetjen e mëtejme të GIZ, përmes projekteve konkrete për arritjen e prioriteteve të politikës së jashtme të RKS-së dhe për rrugëtimin në procesin e integrimeve evropiane”, ka deklaruar ministri Hoxhaj përderisa ka shtuar se MPJ do të angazhohet që në koordinim me partnerët e saj të përfitojë nga ekspertiza që mund ta ndihmojnë zhvillimin e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...