10 Tetor 2016 - 14:33
Aq më tepër do të reagojë pasi që Qeveria e Serbisë, lidhur me këtë, zyrtarisht i ka dërguar letër bashkësisë europiane, citon rts të ketë thënë Drecun.
Ai ka shtuar se qeveria në letër detajisht ka sqaruar pse nuk mund ta pranojë këtë sjellje të Prishtinës dhe të gjitha dëmet që bart ky vendim, pse Serbia nuk e pranon dhe, siç thotë ai, janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e fuqishme diplomatike kundër këtij vendimi.
“Serbia nuk ka hapësirë të madhe diplomatike, por ka mundësi që t’i ndalë e t’i ndreqë disa gjëra jo të mira dhe që të fillohet në procesin e negocimit. Problemi i Trepçës është me rëndësi shumë të madhe dhe ai nuk mund të zgjidhet pa Beogradin dhe pa popullin serb. Prishtina me dhunën e shumicës ka bërë përpjekje ta imponojë vullnetin të cilin populli serb s’e pranon”, ka thënë Drecun.
Ai ka shtuar se qëndrimet e bashkësisë serbe në Kosovë duhet të merren para sysh e të respektohen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...