Bajrami ngushëllon familjen Stavileci

10 Tetor 2016 - 13:28      

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka ngushëlluar familjen Stavileci me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Masar Stavileci.

Profesor Stavileci ka ndërruar jetë mbrëmë ndërkaq është babai i ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci.

Masar Stavileci ka qenë profesor shumëvjeçar i UP-së.

Telegram ngushëllimi i ministrit Bajrami

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Prof.Dr. Masar Stavileci.

Profesor Stavileci do të lë zbrazëti të madhe në arsimin shqip të brezave të rinj, sepse ky ishte edhe përkushtimi i tij jetësor.

Kësaj ia shtojmë edhe përkushtimin në lëmin e shkencës, ku dha një kontribut shumë të madh me vështrimet, kritikat dhe studimet letrare.

Personaliteti i profesorit Stavileci do të jetojë me ne dhe me brezat që vijnë, sepse përveç punës shkencore dhe punës me studentë, ai ishte kishte edhe vlera të larta njerëzore, të cilat do të jenë shembull gjithmonë për të gjithë.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...