Foto: Koha / arkiv

“Nuk rrezikohet koalicioni, bojkoti nga serbët nuk është zgjidhje”

10 Tetor 2016 - 11:57      

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në konferencë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u morr vendimi për mbajtjen e dy seancave ditën e nesërme, tha se mos ardhja e sotme e Listës serbe dhe bojkoti i paralajmëruar nga ta, nuk e rrezikon koalicionin qeverisës.

“Nuk rrezikohet koalicioni, bojkoti nuk është zgjidhje”, ka thënë Veseli, përcjell KTV . Tutje, kryeparlamentari tha se nuk është e drejtë që cilido shtet të arrestoi një zyrtar policorë të shtetit tjetër, dhe kjo është arsye që nesër Kuvendi do të mblidhet në një seancë të dytë të martën pasdite.

Ndërkohë Veseli foli edhe për propozimin e VV-së dhe partive opozitare për mundësinë e krijimit të një Komisioni hetimorë për punën e RTK-së. Ai tha se ajo që dihet dhe është kryesore për ta është se mediat duhet të jenë të lira dhe të pavarura. “Nuk është mirë që gazetarët të sulmohen me bomba dhe shantazhe”, tha Veseli.

Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri pas mbledhjes së Kryesisë tha se debati për arrestimin e policit beson se mund të sjellë rezultate ngase sa mund të bëjnë deputetët në atë drejtim mbetet për t’u parë. Megjithatë, Beqiri tha se duhet përdorur mekanizma të tjerë me kërkesë urgjente për lirimin e policit Nehat Thaçi.

Ndërsa sa i përket propozimit për krijimin e Komisionit hetimorë për RTK-në, Beqiri tha për RTK-ë duhet gjetur një zgjidhje për problemet që ka, ndërkohë krijimin e Komisionit ai tha se nuk e sheh si urgjente dhe si propozim i tillë duket se vjen nga paragjykimet që ka opozita 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...