Foto: Koha / arkiv

Apeli refuzon kërkesën e Ivanoviqit që nga procesi i tij të përjashtohet gjykatësi Muharremi

10 Tetor 2016 - 11:51      

U.d kryetarja e Gjykatës së Apelit Tonka Berishaj, e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e avokatve mbrojtës të të akuzuarit Oliver Ivanoviq për përjashtimin e gjyqtarit Driton Muharremi, nga çështja penale PAKR.299/2016, njofton kumtesa nga Gjykata e Apelit, raporton KTV.

Në kumtesë thuhet se në aktvendimin e u.d kryetares, lidhur me këtë çështje nuk ekzistojnë arsye ligjore nga neni 39.1.1 të Kodit të Procedurës Penale, për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, ngase kjo dispozitë në mënyrë shprehimore thotë se: “Gjyqtari përjashtohet nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit në rast se është i dëmtuar nga vepra penale”.

Në rastin konkret gjyqtari në fjalë, nuk është i dëmtuar nga vepra penale e të pandehurit.

Po ashtu sipas të njëjtit vendim, nuk ekzistojnë rrethana që venë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit, sikurse përcakton neni 39.3, i KPP-së, e këtë e cekin edhe parashtruesit e kërkesës të cilat në shkresat e tyre kanë deklaruar, se “...nuk dyshojnë në dinjitetin, ndershmërinë, profesionalizimin dhe paanshmërinë e gjyqtarit Muharremi...”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...