Foto: Koha

Tahiri: Për kufijtë e Mitrovicës kompetent është MAPL [video]

10 Tetor 2016 - 11:38      

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri sot ka filluar raportimin para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.

Asaj gjatë mbledhjes i janë shtuar shumë pyetje.

Anëtarja e Komisionit, deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku i ka thënë Tahiri: Iu kemi thirr që të sqaroni statutin dhe kufijtë administrativ të AKS-së. Cila pikë garanton që s'ka rol ekzekutiv?

Duke u përgjigjur në këtë pyetje, Edita Tahiri tha se Marrëveshja për AKS-në, është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Nuk mund të marrë vendime dhe as në emër të komunave. Krijimi i Asociacionit i përcaktuar me pakon e Ahtisaarit. Nuk mund të bëhet pronare e pasurisë së Kosovës. Nuk ka rol në menaxhim të pasurive dhe resurseve natyrore.

Deputeti i Nismës Zafir Berisha n Komision se bisedimet me Serbinë se ishin gabim trashanik. Kulmi i bisedimeve është marrëveshja prill 2013. E pjesë e saj është asociacioni. Serbia ka përfituar më shumë se Kosova nga bisedimet.

E keqja e gjithë kësaj është se Serbia është bërë palë për të biseduar për çështje të brendshme. Se ura e Ibrit është në Mitrovicë dhe jo në Beograd e prandaj nuk është dashur të bisedoni me ta për këtë.

Në shenjë proteste ju është dashur të ndërprisni çdo kontakt me Serbinë pas arrestimit të Nehat Thaçit, thënë Berisha.

Ndërsa deputeti i LDK-së Sadri Ferati e ka pyetur ministren Tahiri: Asociacioni nuk e dimë a është OJQ apo Serbi brenda Kosovës. Por ne nuk dimë derisa ende nuk kemi statutin. A është biseduar për kufijtë e komunave të Mitrovicës, Jug dhe Veri?

Tahir në këtë pyetje është përgjigjur: Asnjëherë në Bruksel nuk është biseduar për këtë. Kjo është kompetencë e MAPL-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...