Në Kosovë shënohet Dita Botërore të Shëndetit Mendor

10 Tetor 2016 - 10:59      

Rëndësia e ruajtjes së shëndetit mendor përmes investimit në këtë sektor është i domosdoshëm dhe i pamohueshëm.

Kështu tha sot Skënder Syla, shef i zyrës së OBSH-së në Prishtinë, në hapje të organizimit të sotëm në shënim të Ditës botërore të shëndetit mendor 2016 me temën takimin “Ndihma e parë psikologjike” të organizuar nga Zyra e OBSh-së në Prishtinë.

“Kosova kishte një periudhë emergjente pas luftës së fundit në vendin tonë pasi trajtimi i të sëmurëve mendor bëhej vetëm në spitale, derisa tani ky shërbim shtrihet në disa qendra për trajtim të kësaj kategorie në vendin tonë”, tha Syla.

Përndryshe, takimi i sotëm është vazhdimësi e përpjekjeve të zyrës së OBSh-së në Prishtinë për ndërgjegjësimin e përgjithshëm në lidhje me problemet e shëndetit mendor, domosdoshmërinë e promovimit të shëndetit të mirë mendor, dobinë e parandalimit dhe trajtimit të hershëm të problemeve të kësaj natyre dhe përfitimin shëndetësorë dhe ekonomik nga një qasje e tillë proaktive.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...