Vujiçiq: Trepça është pjesë e patjetërsueshme e Kosovës sovrane

10 Tetor 2016 - 10:51      

Shoqata e malazezëve të Kosovës, përmes një kumtesë ka thekuar se Trepça është pasuri e patjetërsueshme e Kosovës dhe jo e ndonjë bashkësie etnike ose komune, transmeton Koha.net.

Kumtesa, të cilën e ka nënshkruar kryetari i Shoqatës, Slobodan Vujiçiq thotë se Beogradi po i manipulon përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

“Trepça është pjesë e patjetërsueshme e Kosovës sovrane dhe ajo u takon të gjithë qytetarëve deh shtetit në të cilin gjendet dhe assesi një bashkësi ose komune. Lidhur me këtë malazeztë përshëndesin miratimin Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Vujiçiq .

Në kumtesë Vujiçiq ka thënë se ka Përpjekja që Trepça të prezantohet ekskluzivisht si pronë serbe, është edhe në nga shumë manipulimet e Beogradit zyrtar dhe kukullave të tyre në Kosovë siç është Lista Srpska. Ata, nga dita në ditë, me sjelljet dhe me retorikën e tyre gjithnjë e më shumë nëpërkëmbin dhe mashtrojnë popullin e vet. Për këtë arsye është e nevojshme që serbët të zgjohen sa më parë dhe të këndellen nga ata që po i dërgojnë në shkatërrim dhe drejt betejave të humbura dhe ëndrrave të parealizuara po sakrifikojnë veten e familjet e veta.

“Është koha që bashkësia serbe në Kosovë të njohë realitetin dhe që së bashku me të gjitha komunitetet tetar të fillojë së ndërtuar shtetin në të cilin jeton për të krijuar të ardhme më të mirë për gjithë shoqërinë kosovare”, përfundon kumtesa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...