Deficit tregtar i Shqipërisë me Serbinë gati pesëfish

10 Tetor 2016 - 10:18      

Serbia gjatë vitit 2015 ka eksportuar në Shqipëri mallra që kapin vlerën e 91,8 milionë eurove, ndërsa ka importuar nga Shqipëria mallra me vlerë 18 milionë eurosh, që i bie se Serbia ka eksportuar në Shqipëri mallra me vlerë pesë fish më shumë se vlerë e atyre që ka importuar nga Shqipëria.

Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2016 shkëmbimi tregtar midis Shqipërisë dhe Serbisë ka arritur vlerën e 77,8 milionë eurove, transmeton Koha.net. Sipas të dhënave të Odës Ekonomike të Serbisë, vlera e mallrave që Serbia ka eksportuar në Shqipëri është 60,5 milionë euro, ndërsa vlera e mallrave që Serbia ka importuar nga Shqipëria kap 17,3 milionë euro.

Forumi serbo-shqiptar i biznesit do të mbahet më 14 tetor në Nish nën patronazhin e kryeministrave të të dy vendeve – Aleksandar Vuçiqit dhe Edi Ramës.

Në Odën Ekonomike të Serbisë këtë takim e quajnë historik, meqë për herë të parë zhvillohet një takim i këtij formati midis dy vendeve (foto ilustrim, nga takimi i përfaqësuesve të odave ekonomike të Kosovës e të Serbisë). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...