Meta sot në Athinë, miqësia Shqipëri-Greqi bazohet në shekuj

10 Tetor 2016 - 09:34      

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta nis sot një vizitë tre ditore zyrtare në Greqi në krye të një delegacioni parlamentar shqiptar me ftesë të presidentit të Parlamentit të Greqisë z. Nikolaos Voutsis.

Përveç homologut të tij grek, kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta do të pritet edhe nga kryeministri i Greqisë z. Alexis Tsipras, ministri i Punëve të Jashtme z. Nikos Kotsias dhe presidenti i Greqisë z. Prokopis Pavlopoulos.

Para nisjes nga Tirana, z. Meta u shpreh: “Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie që shkojnë përtej kontakteve politike që gëzojmë mes dy vendeve tona. Miqësia jonë bazohet në shekuj mirëkuptimi dhe shkëmbimesh mes dy popujve tanë që kanë kaq shumë të përbashkëta. Besoj se vizita jonë në Athinë do t’i shërbejë intensifikimit konkret të bashkëpunimit ndërparlamentar i cili është i rëndësishëm për të gjithë bashkëpunimin tonë politik dhe ekonomik, dhe që ne dëshirojmë t’a avancojmë me vullnet të plotë në çdo nivel në të ardhmen”.

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, kryetari i Kuvendit Meta do të takohet edhe me përfaqësues të partive kryesore politike parlamentare si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Athinë.

Gjatë kësaj vizite 3 ditore zyrtare në vendin fqinj, kryetari i Kuvendit Meta shoqërohet prej kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Arta Dade, kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin z. Eduard Shalsi, dhe deputetët z. Anastas Angjeli (PS), z. Fatmir Toçi (PS), z. Gjergji Papa (PD), z. Vangjel Tavo (LDI) dhe z. Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...