Foto: Koha

Serbia e Shqipëria pritet të flasin për Trepçën dhe autostradën nëpër Kosovë

10 Tetor 2016 - 09:31      

Për në Nish, Serbi, është paralajmëruar mbajtja e mbledhjes së përbashkët ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe qeverisë së Shqipërisë, transmeton Koha.net.

Qeveritë e dy vendeve pritet të bisedojnë për shtimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në prag të kësaj mbledhjeje, ministri serb i Financave Dushan Vujoviq ka vlerësuar se ky takim do të jetë hap në drejtim të përkrahjes së projekteve për investime të përbashkëta.

Më herët ishte njoftuar se njëri ndër projektet do të jetë edhe ai i ndërtimit të autostradës Nish – Merdar.

Dy qeveritë mund të debatojnë edhe rreth Ligjit për Trepçën miratuar të shtunën në Kuvendin e Kosovës.

Serbia e ka kundërshtuar këtë Ligj e dhe ka nxitur përfaqësuesit serbë të Kosovës të ngrijnë aktivitetet e tyre në institucionet e Kosovës.

Shqipëria, në ndërkohë, e ka këshilluar Kosovën që ta përmirësojë këtë Ligj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...