
10 Tetor 2016 - 09:20
Në këto kushte, thotë kumtesa e IHMK-së, tri ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.
Vranësirat do të jenë gjithnjë në zhvillim, duke krijuar kushte për vranësira konvektive të cilat nëpër disa vende, ditën e martë do të përcillen me shkarkime elektrike.
Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9- 16 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të jetë labile me ulje dhe ngritje rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Pas ditës së premte do të ketë kushte tjera meteorologjike, duke bërë që temperaturat maksimale të rriten rreth 18-19 gradë Celsius.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...