Evropa bashkon rajonin e Gorës

10 Tetor 2016 - 07:00      

Komisioni Evropian po bashkon “de facto” rajonin e Gorës në të dy anët e kufirit Shqipëri - Kosovë pas një periudhe të gjatë izolimi.

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës Shishtavec - Krushevë rreth 4.5 kilometra, si dhe dogana e re në Shishtavec që do t’i shërbejë të gjithë zonës së Gores, nga të dy anët e kufirit, shkruan sot Koha Ditore.

Dogana do të ndërtohet në vendkalimin ekzistues në piramidën D18 në kufirin Shqipëri - Kosovë.

Pas ndërtimit të doganës së re do të fillojë të marrë jetë edhe projekti i kahershëm i rrugës Brod - Strazimir që do të lidhë këtë zonë me Tetovën.

Por, kësaj radhe, kjo rrugë për të cilën ka filluar të mendohet për financimin e saj do të zë fill në Doganën e Shishtavecit,ku më pas do të degëzohet për në Kosovë nëpërmjet Krushevës dhe në Shqipëri nëpërmjet Shishtavecit, ndërsa për në Maqedoni nëpërmjet Brod-Strazimirit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...