10 Tetor 2016 - 06:43
Ndërkohë që mënyra “e ngrohtë” e marrëdhënies që Beogradi ofron për Tiranën, sipas Majkos, ka një hile, që është të tejkalojë Kosovën dhe Kosova të mos shihet si pjesë e kësaj marrëdhënieje shqiptaro-serbe, shkruan sot Koha Ditore.
Duke e konsideruar veten si pjesë e Kosovës, pasi që prej 6 muajsh ai është edhe shtetas i saj, Majko është i zhgënjyer pasi nuk e kishte menduar që politika në Kosovë t’i ngjante asaj të Tiranës.
“Është në formësim krijimi i dy kampeve politike në Kosovë të cilat për mirë ose për keq kanë kopjuar një pjesë të fjalorit që prodhohet nga politika e Tiranës. Unë sinqerisht kam menduar se politika e Prishtinës do të bënte një diferencë nga mënyra e të artikuluarit të politikës nga Tirana, por ja që ndodhi ajo që nuk pritej dhe aty situata shpesh ka perceptuar me një histori e cila nuk i ka dhënë emër të mirë as Kosovës, as shqiptarëve në përgjithësi, sidomos përdorimi i bombave tymuese në parlament ishte diçka vërtet e rëndë, pavarësisht qëllimit. Unë nuk mund ta imagjinoj që në një parlament të përdoren metoda të tilla. Unë ua kam thënë këtë kur i kam takuar përfaqësuesit e opozitës në Kosovë”, theksoi Pandeli Majko. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...