10 Tetor 2016 - 06:42
Zyrtarë nga Beogradi kanë paralajmëruar thirrjen e një seance urgjente në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe negociata në Bruksel për “Trepçën”, shkruan sot Koha Ditore.
Ka reaguar edhe menaxhmenti i “Trepçës” në anën veriore, si dhe përfaqësues të komunave serbe, që e kanë shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit.
Ndërkaq deputetët serbë kanë vendosur ta pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin e Kosovës. Të njëjtën masë e kanë paralajmëruar se po e marrin edhe ministrat serbë në qeverinë Mustafa.
Por ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka përjashtuar çfarëdo mundësie që “Trepça” të diskutohet në Bruksel, ashtu siç ka kërkuar pala serbe. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...