9 Tetor 2016 - 20:38
“Një lajm i mrekullueshëm nga Roma. At Ernest Troshani u emërua Kardinal sonte nga Papa Francesku. At Ernesti ka bërë Papën të qajë me rrëfimin e tij të burgosjes dekadore dhe torturave komuniste që ka përjetuar. Tani sot u emërua Kardinal, Princ i Kishës, duke vazhduar rrugën e Imzot Pal Engjëllit, autorit të fjalëve të para shqipe të njohura”, ka shkruar Thaçi, përcjell Koha.net.
Thaçi ka kujtuar gjithashtu se ky emërim bëhet në prag të përvjetorit të 552-të të Formulës së Pagëzimit, dokumentit të parë shqip.
“Në vitin kur Nëna Tereze u bë e shenjtë. Me 5 nëntor do të beatifikohen edhe 38 martirë shqiptarë. E uroj prijësit e komunitetit katolik në Kosovë dhe Shqipëri. Uroj përzemërsisht dhe besimtarët. Në fund, prezantimi i vlerave tona në çdo segment dhe në çdo tryezë do të shpalos historinë e gjatë të tolerancës fetare dhe të bashkëjetesës njerëzore”, ka shkruar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...