Demaj kërkon nga institucionet të gjejnë zgjidhje për lirimin e hapësirave në Kampus [video]

9 Tetor 2016 - 20:13      

Kisha ortodokse, e ndërtuar në vitet e ’90-ta nga regjimi i Millosheviqit, është bërë objekt diskutimi i institucioneve të vendit, duke hedhur fajin te njëra-tjetra.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se “ky objekt, në bazë të informacioneve zyrtare, nuk është në listën e objekteve të mbrojtura, rrjedhimisht për MMPH-në nuk ka ndonjë status të veçantë, andaj autoritetet lokale janë të thirrura për përgjigje”.

Ndërkaq, gjatë ditës, KTV-ja nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete nga Komuna e Prishtinës, por në deklarimet e herëpashershme, kryetari Shpend Ahmeti pati deklaruar se si Komunë nuk e kanë asnjë dokument për ndërtesën në fjalë.

E derisa të tjerët kanë opinione kontroverse për kishën, rektori i Universitetit, Marjan Dema, thotë se kjo hapësirë duhet liruar.
“Është obligim i organeve tona, apeloj prapë te organet tona të na kthejnë ato hapësira, sepse Universiteti i Prishtinës është në rritje e sipër, është në reforma prandaj na nevojiten hapësira”, ka thënë Demaj. “Do të jetë vullneti politik dhe të gjejë zgjidhje që serbët të na kthejnë hapësirat, sepse vërtetë nuk kemi hapësirë”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...