Srpska e vë në dyshim qëndrimin në koalicion me PDK-në e LDK-në [video]

9 Tetor 2016 - 19:57      

Lista Serbe, ka vendosur të ngrijë të gjitha aktivitetet në ministritë që udhëhiqen nga kjo listë si dhe në të gjitha institucionet e tjera në Kosovë.

Ky vendim vjen dy ditë pas miratimit të Ligjit për ‘Trepçën’. Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq ka paralajmëruar po ashtu se brenda pak ditësh do të vendosin nëse do të qëndrojnë në koalicion me PDK-në dhe LDK-në.

“Për ne është i papranueshëm vendimi për miratimin e ligjit për ‘Trepçën’, që e ka miratuar Kuvendi i Kosovës. Kemi vendosur unanimisht që nga sot të ngrijmë praninë tonë në qeveri dhe ky do të jetë një ndër hapat e parë të luftës sonë në mbrojtje të pronës sonë në Kosovë”, ka thënë Simiq.

E për këtë vendim zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë të mos jenë në dijeni dhe se, sipas tyre, situata do të shqyrtohet të hënën.

Një ditë më parë zëvendëskryeministri i serb Ivica Daciq, ka thënë se Serbia do të kërkojë nga OKB-ja që të thërrasë një seancë urgjente për këtë çështje, kjo pasi që sipas tij Kosova vazhdon të jetë nën rezolutën 1244.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...