Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës pezullojnë punën për shkak të Trepçës

9 Tetor 2016 - 17:25      

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, Ministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal, Ljubomir Mariq dhe Ministri për Komunitete dhe Kthimi, Dalibor Jevtiq kanë ngrirë pjesëmarrjen e tyre në punën e Qeverisë së Kosovës, me arsyetimin se u është mohuar e drejta për të marrë pjesë në gjetjen e një zgjidhje të drejtë dhe të arsyeshme për kombinatin “Trepça”, dhe në vendime të tjera.

“Qeveria e Kosovës, në të cilën kemi hyrë në bazë të marrëveshjes për koalicion me anët të Listës Serbe, me partitë politike shqiptare refuzoi të na lejojë të kemi ndonjë rol në procesin e vendimmarrjes për çështjet vendimtare për gjendjen e popullit tonë”, citon FoNet deklaratën e përbashkët të tyre.

Ata theksojnë se përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë nuk duhet të përjashtohen nga procesi i vendimmarrjes politike, sidomos kur kjo ka të bëjë me çështje të një rëndësie të veçantë për popullin serb.

Në arsyetimin për ngrirjen e punës në të gjitha organet Qeveritare, Stojanoviq, Mariq dhe Jevtiq kanë thënë se në kohën e fundit “prania e tyre në qeveri ishte vetëm formale e jo thelbësore”, derisa kanë shtuar se nuk do të qëndrojnë aty “vetëm që partitë shqiptare të shtiren për ekzistencë të demokracisë”, përcjell Koha.net. Megjithatë, kanë shtuar se pezullimi nga aktivitetet qeveritare nuk nënkupton shuarje e aktiviteteve “për përmirësimin e pozitës së serbëve në Kosovë”.

Kujtojmë se Lista Serbe ka pezulluar punën edhe në Kuvendin e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...