Foto: Koha

Shqipëria këshillon Qeverinë në raport me ligjin e Trepçës

9 Tetor 2016 - 14:48      

Konfederata e industrive të Shqipërisë ka vlerësuar miratimin e ligjit për Trepçën, megjithatë ka këshilluar vendimmarrjen politike të Kosovës të shqyrtojë me kujdes dhe të kryejë përmirësimet e nevojshme të ligjit nen për nen, për të shmangur të gjitha problematikat e mundshme, për të qenë të suksesshëm në çfarëdo rasti të ballafaqimit të mundshëm me pretendimet e Serbisë në gjykatat ndërkombëtare.

Konfindustria, nëpërmjet një komunikate për media, ka mbështetur dhe e vlerëson si akt shumë të rëndësishëm në afatgjatë, miratimin në parim nga Kuvendi i Kosovës të ligjit për kalimin në pronësi publike të Minierës dhe Industrisë së Trepçës.

“Pasuritë nëntokësore të Trepçës janë të një rëndësie botërore për shkak të sasive dhe mineraleve te rralla në vlera prej dhjetëra miliard euro të llogaritura. Konfindustria vlerëson formën e përzgjedhur të organizimit të kompanisë si mënyra e vetme dhe më e mirë për të shpresuar në tejkalim të shpejtë ligjor të problematikave të ndërlikuara pronësore dhe financiare të deritashme të saj. Gjithashtu, organizimi si kompani aksionare me kapital publik dhe me hapësirën e duhur ligjore edhe për shitjen e aksioneve në bursa, është forma më e mirë në kushtet e sotme pas krizës globale financiare për të tërhequr financimet e domosdoshme, shndërrimin në pronarë të qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe njëkohësisht mbajtjen e kontrollit të menaxhimit shtetëror në këtë aset të çmuar strategjik”, thuhet në komunikatën e Konfindustrisë.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, në një seancë maratonike të premten e kësaj jave, ka miratuar Ligjin për Trepçën. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...