9 Tetor 2016 - 14:45
Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur ngushëllime për ndarjen e papritur nga jeta të profesor Gilman Bakallit.
“Marrim pjesë në dhimbjen e familjes dhe i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Shprehim gjithashtu dhimbjen për humbjen e një studiuesi të thellë të shkencave humane pikërisht në moshën më të frytshme të krijimtarisë. Profesor Gilmani do të kujtohet çdo herë nga studiuesit e studentët, nga Shkodra dhe gjithë shqiptarët për veprimtarinë e pakompromistë intelektuale, qytetare dhe kombëtare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Vetëvendosjes.
Gilman Bakalli ishte diplomuar në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës për gjermanistikë. Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009, ndërsa se fundi ishte pedagog i komunikimit në një universitet privat në Tiranë. Numëron një sërë botimesh dhe publikimesh mbi komunikimin, përkthimin dhe teorinë letrare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...